SSHP OSH CONSULTING Sh.P.K, është kompani e regjistruar që ofron konsulencë profesionale nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, fusha ligjore, trajnime profesionale dhe pregaditje të dokumentacionit nga kjo fushë.

Në kuadër të mandatit për të cilin është themeluar, kryen shërbime profesionale këshilluese për klientët në lidhje me Menaxhimin më të mirë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë si dhe Marrëdhënies së Punës, dhe rrjedhimisht ushtrim të veprimtarisë punuese, të sigurtë, të shëndetshme, në mënyrë më efikase dhe profitabile të stafit Tuaj.

Stafi ynë profesional është i gatshëm  që t’iu mbështes profesionalisht në arritjen e objektivave tuaja menaxheriale dhe biznesore. Me ne, kompania Juaj do të jetë më funksionale dhe mbi të gjitha, do të ofroj kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës, për Ju fillimisht, për të punësuarit dhe palët e treta. Si efekt i punës sonë dhe bashkëpunimit me kompaninë Tuaj, do të ruhet shëndeti i të punësuarëve Tuaj dhe do të keni veprimtari më të sigurtë gjatë procesit të punës, e cila do të zhvillohet konform legjislacionit pozitiv që rregullon Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, por edhe Marrëdhënien e Punës.

Një vend pune pa aksidente, pa lëndime dhe pa vdekje si pasojë e aksidenteve, është përfitim dhe satisfaksion. Është më e narsyeshme që të investoni në zhvillimin e kompanisë tuaj, sesa të shpenzoni  në dëmet dhe pasojat e neglizhencës. Është më mirë të parandaloni aksidentet dhe sëmundjet profesionale, sesa të merreni me kurimin e shëndetit të të punësuarëve tuaj dhe të sfidoheni nëpër institucionet e mbikëqyrjes së legjislacionit!

Investimi në Siguri dher Shëndet në Punë, është mirë për kompaninë, për të punësuarit dhe tërë shoqërinë!

Gëzim Xërxa
CEO

Ekspert i SSHP-së

Merr këshillat më të mira dhe më profesionale, nga profesionistët e fushës!

Konsultohu me ekspertët e SSHP OSH CONSULTING Sh.P.K

Thirr në nr. tel.: +38348205210
Na shkruaj në adresën: info@sshp-osh.com

Na vizito në adresën: Rr. Ndue Përlleshi,nr. 52/1000, Prishtinë, Kosovë