Në fundjavën e kaluar kam pasur rastin të marr pjesë në një konferencë në Hotel Garden në Prishtinë, të organizuar nga Shoqata IKS dhe Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin:
Kryetarja e komisionit parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, zëvendësministrja e shëndetësisë, ambasadorja e Republikës së Kroacisë, zonja Barishiq si dhe ekspertë të fushës perkatese.
Konferenca ka trajtuar temën e sigurisë dhe shëndetit në punë, me një theks të veçantë në mjekësinë e punës, legjislacionin dhe gjendjen momentale të saj.